Koncepti i tradhtisë mund të jetë shumë konciz në fjalor, por njerëzit i japin kësaj të fundit ngjyrime nga më të ndryshmet, interpretime po ashtu nga më të ndryshmet duke i dhënë një një fjale, hapësire të pafundme për t’u përshkruar. Ka tradhti fizike, emocionale, fizike e sa e sa “shpikje” të njerëzve, por sot në Living nuk do të merremi me përkufizimin ! Jeni këtu për të zbuluar se sa tradhtarë jeni në bazë të shenjës së horoskopit ! Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa tradhtare është shenja përkatëse nga 0 në 10.

Dashi-Ndonjëherë e tepron me komplimentat ndaj të tjerave, por vetëm sepse i pëlqen të flirtojë ! Dashi nuk njihet si shenjë tradhtare, ndaj mos krijoni skenare në kokën tuaj, kur nuk e hap telefonin apo vonohet ! (4)

Demi-Demi është ndër shenjat më pasiononte të zodiakut! Dashuron me të gjithë qenien e tij, por nëse e thyeni, prisni më të keqen! Megjithatë është aq i zgjuar sa të mbulohet ! Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë duke të përkëdhelur me dhurata. Po fsheh diçka! (8)

Binjakët-Kësaj shenje i jap 10 pikë të plota, por të mos ndihen krenarë! Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj ki kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë. (10)

Gaforrja-Është shenjë që drejtohet nga emocionet dhe jo logjika e ftohtë. Do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes prandaj, nëse nuk është, mund të bëjë gjithçka. Tregoji vëmendje ose prano pasojat! Nga 5 në 10. Luani

Luani cilësohet si një nga shenjat më besnike të zodiakut ! Ata dashurojnë verbërisht, por janë aq krenarë, sa të mos e bëjnë veten “lolo” para të tjerëve. Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë sepse do të të bëjë të qash. Është hakmarrës(5)

Virgjëresha-Kjo shenjë merr 3 pikë, jo sepse është besnike, por sepse i hyn aq thellë analizave dhe pasojave, saqë i bën mirë llogaritë, para se të tradhtojë partnerin. Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele prandaj edhe qendron larg tradhtive. (3)

Peshorja-Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

Akrepi-Rrëmbehet nga pasionet e reja vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhëtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10

Shigjetari-Ky është shpirti i lirë i zodiakut, i cili e ka shumë të vështirë të qëndrojë besnikë. Të jesh i/e lidhur me një shigjetar do të thotë të mos e dish se ç’të pret e nesërmja. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

Bricjapi-Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë! (4)

Ujori-Lërë në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

Peshqit-E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë prandaj mendohet gjatë. (3)