Historia e Teas dhe Beartit ishte një nga temat më të diskutuara në fillim të këtij viti, kur u mësua se dyshja prej kohësh ishin bashkë dhe e kishin mbajtur të fshehtë.

Së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku bën pjesë dhe Tea, ish-konkurrentja e “Përputhen”, ka treguar se me Beartin ka qenë 5-6 muaj e lidhur. Tea u shpreh se nuk e quan një lidhje 2-3 mujore por e quan njohje. “Unë mund ta puth, mund të frekuentohem, por nuk jam e lidhur”, tha Tea. Menjëherë Fatma e ngacmoi për marrëdhënien me Beartin dhe e pyeti nëse ka qenë lidhje me të apo njohje. “Me Beartin kemi qenë në lidhje, diku tek 5-6 muaj”, u përgjigj Tea.