Talibanët kanë njoftuar emrat e disa ministrave në detyrë të kabinetit qeveritar të ri në Afganistan. Mullah Mohammad Hasan Akhund u emërua si udhëheqës i qeverisë së re, tha zëdhënësi kryesor Zabihullah Mujahid në një konferencë shtypi të martën.

Abdul Ghani Baradar do të jetë nënkryetar dhe Sirajuddin Haqqani është emëruar si ministër i Brendshëm. Sipas Aljazeera udhëheqësi i qeverisë së re ka qenë shefi i organit të fuqishëm vendimmarrës të talibanëve ‘Rehbari Shura’.