Angela Merkel, thonë mediat e huaja e zgjedh ngjyrën e xhaketës në bazë të humorit, por edhe në varësi të vendit ku po shkon dhe mesazhit që do të përcjellë.

Ngjyrën vjollcë, përgjithësisht e preferon për takimet jo formale, ku nuk ka për të diskutuar çështje serioze. Bezhën dhe të bardhën, i mban atëherë kur kërkon të dërgojë një mesazh paqeje. Blunë, kancelarja e vesh kur diçka është e rëndësishme. E gjelbra, për Merkel është ngjyra e optimizmit, qetësisë dhe ekuilibrit. Por kujdes kur kancelarja vesh xhaketë të zezë, thonë ata që e kanë vëzhguar; vendi pritës nuk e ka punën mirë!

Merkel zhvillon turin e saj të fundit në Ballkan ku pritet të përcjellë mesazhe për thellimin e reformave demokratizuese dhe forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e bashkëpunimit rajonal, ndërsa pritet të theksojë respektimin e frymës së “Procesit të Berlinit” .