Ministrja për Marrëdhëniet për Parlamentin, Elisa Spiropali në emisionin “Kjo Javë” në News24 e ka cilësuar detyrën e saj jo si post apo privilegj. Spiropali thekson se është përgjegjësi të jesh në qeveri teksa konfirmo nse është e vërtetë ajo që tha Rama se ministrat e rinj nuk e dinë që do të bëhen ministra deri në momentin kur i emëron ai publikisht.

Edhe ajo thotë se e mësoi se do të ishte sërish ministre kur Rama i përmendi emrin 5 ditë para Asamblesë Kombëtare të PS. ‘’Është detyrë, nuk është post, të tillë e ndjejmë, duke parë të tillë në mendje veprojmë. S’është privilegj, por detyrë, e bëj dhe e kam për nder. Është privilegj i lartë dhe përgjegjësi. Ajo që thotë Rama është e vërtetë. E kam mësuar te mbledhja që u bë me deputetët, 5 ditë para Asamblesë. Taulant Balla si kryetar grupit dhe unë si ministre që morëm konfirmimin. ‘’- tha Spiropali.