Analisti Frrok Çupi ishte ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel, ku foli për zhvillimet e fundit politike, si përjashtimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Çupi tha se ditën e sotme Berisha duhet të kishte shkuar te varri i Sokol Olldashit, t’i çonte një tufë më lule dhe t’i thoshte ‘i dashur Sokol unë jam fajtor ndaj teje, por siç ma bëri Luli do ma kishe bërë edhe ti’.

Argumenti i Çupit shkon edhe më tej. Pavarësisht se nuk ka fakte, ai beson se Sokol Olldashin e vranë, por kot që e vranë se edhe ai sot po të kishte qenë në të njëjtën pozitë këtë gjë do kishte bërë. Çupi: Berisha nuk fiton më, është i vdekur. Berisha sot do bënte mirë të merrte një tufë me lule dhe të shkonte te varri i Olldashit dhe të thoshte ‘i dashur Sokol unë jam fajtor ndaj teje, por siç ma bëri Luli do ma kishe bërë edhe ti’. Çdo njeri kur ka një personazh politik të tillë aq të dëmshëm për vendin, të mallkuar për vendin. Sot Sokol Olldashi do kishte bërë të njëjtën gjë, kot e vranë. Unë dyshoj se Olldashi u vra për arsye politike, por nuk kemi asgjë të qartë, por kushdo të ishte kryetar do ndiqte vijën e Bashës. Ose ka luftuar Lul Basha për ta mbrojtur Berishën ose askush nuk mund të luftojë. Në të gjithë diskursin po thuhet se SHBA e kanë me Sali Berishën. Si mund të luftohet me Amerikën.