Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë, në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 74 në Fier, 31 në Shkodër, 29 në Durrës, 24 në Kavajë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, 16 në Berat, 14 në Sarandë, 11 në Lushnje, 10 në Lezhë, 9 në Kurbin, 8 në Patos, nga 6 raste në Gramsh, Rrogozhinë, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Përmet, Peqin, nga 3 raste në Kukës, Krujë, Dibër, Roskovec, Gjirokastër, Tepelenë, Devoll, nga 2 raste në Librazhd, Himarë, Mallakastër, Mirditë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Vorë, Mat, Divjakë, Delvinë.

Janë 12,108 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 147 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: një qytetare 55 vjeçe nga Lezha, një qytetar 72 vjeç nga Lushnja, një qytetar 72 vjeç nga Peqini dhe një qytetar 78 vjeç nga Shkodra Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 393 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 136,872 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Shtator 2021) Raste të reja ditore 502 Të shëruar në 24 orë 393 Të shtruar në spitale 132 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 5991 Testime totale 1,082,974 Raste pozitive 151,499 Raste të shëruara 136,872 Raste Aktive 12,108 Humbje jete 2,519 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4491 Shkodër 1906 Durrës 1027 Vlorë 902 Fier 906 Lezhë 779 Elbasan 612 Berat 437 Korçë 309 Gjirokastër 293 Kukës 236 Dibër 210