Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 7 pacientë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe 820 persona kanë rezultuar pozitivë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.

Nga 5544 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 820 qytetarë, në këto bashki: 386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë. Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Statistika (22 Shtator 2021) Raste të reja ditore 820 Të shëruar në 24 orë 1075 Të shtruar në spitale 223 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 5544 Testime totale 1,166,440 Raste pozitive 165,096 Raste të shëruara 150,012 Raste Aktive 12,483 Humbje jete 2,601 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5501 Shkodër 1204 Durrës 1191 Fier 1108 Vlorë 713 Elbasan 642 Lezhë 562 Berat 472 Kukës 305 Korçë 302 Gjirokastër 259 Dibër 224