Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu është tejet e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj përtej ekranit. Janë tepër të rralla rastet kur ajo publikon foto të familjarëve të saj në rrjetet sociale, diçka për të cilën ka bërë përjashtim së fundmi. Moderatorja ka prezantuar për të gjithë ndjekësit e saj mbesën e porsalindur. Prej disa muajsh, Alketa ka provuar gëzimin e madh të të qenit hallë. Ajo është bekuar me një mbesë nga vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij, të cilën na e prezantoi që në momentin kur lindi. E vogla po rritet dita-ditës dhe halla nuk po i përmbahet dot lumturisë.

“Mbesa më e bukur që mund të kisha”, ka shkruar ajo krahas videos.