Zjarri i madh që përfshiu fshatin Panaja në Vlorë, ku për pasojë janë djegur sipërfaqe të mëdha ullishtesh, është shuar. Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.

Mamaj tha për ATSH-në se, gjatë ditës së sotme është ndërhyrë me mjete të shtuara zjarrfikëse duke bërë të mundur shmangien e zjarrit nga banesat, por ishte e pamundur të shpëtoheshin sipërfaqe të mëdha me ullishte në këtë fshat. Sipas tij, për shuarjen e zjarrit janë të angazhuara zjarrfikëset e bashkive Vlorë, Fier dhe Roskovec.