400 nxënës të Kavajës e nisin vitin e ri shkollor në një shkollë të rikonstruktuar, pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla e rikonstruktuar me hapësirat plot dritë e ngjyra, pas shkatërrimit nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me hapësirat plot dritë e ngjyra të pas shkatërrimit nga tërmeti, shkolla e kopshti “Fiqiri Kurti” në Kavajë, një tjetër realitet i ri për 400 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Kurti” u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Pas rikonstruksionit, shkolla ka tashmë një kapacitet të shtuar dhe me të gjitha mjetet e duhura për mbarëvajtjen e mësimit. Struktura e saj është shumë më e fortë dhe me sistem ngrohjeje.