Nga Alban Daci/

Ndoshta, serbët, mund të mendojnë, se kemi shumë halle e probleme me politikën tonë të brendshme, siç ka ndodhur rëndomtë kohët e fundit në Shqipëri. Kur hasmi mund të jetë në derë, kemi filluar luftën mes vetit për inatet e sherret personale.

Ndoshta, serbët, mund të mendojnë, se Tirana i ka punët mirë me ta për “Open Ballkan” e mund ta lërë Kosovën në mëshirën e fatit, si për inat, se ajo nuk është dakord me këtë nismë. Gabojnë shumë. Populli nuk e braktis Kosovën, në asnjë rrethanë.

Ndoshta, Serbia, mund të mendoj, se NATO e BE kanë hallet e tyre e mund ta lënë pak në harresë Kosovën!

Së pari, SHBA janë më të pranishme se kurrë në Shqipëri, duke përfshirë edhe Kuçovën. Këtu nuk duhet të harrojmë vizitat e ushtarakëve të lartë të SHBA në muajit e fundit dhe intensifikimin e shkëmbimeve në fushën ushatarake.

Së dyti, shqiptarët, tashmë, kanë dy ushtri te rregulla dhe hapat që ka bërë ajo e Kosovës janë mbresëlënëse

Së treti, me qenien e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit OKB do të ketë progrese edhe në njohjet e Kosovës.

Së katërti, serbët bëjnë mirë për veten e tyre të mos e mendojnë rikthimin në Kosovë e të mos e provokojnë Kosovën.

Së pesti, Serbia të mos harroi, se jemi dy shtete, por një komb i vetëm

Së gjashti, mos e provoni me ne, shqiptarët, e mos na provokoni.

Së gjashti, serbët kanë ardhur si pushtues e janë larguar si të tillë e prandaj nuk mund të vijnë përsëri.