Strakosha është kthyer në kryefjalën e këtyre ditëve pas atij gabimi fatal që bëri kundër Gallatasarait. Media e njohur italiane, “Il Messaggero”, ka shkruar një artikull rreth situatës me portierin shqiptar. Sipas saj, Sarri e ka nxitur 26-vjeçarin me fjalët se tani është momenti për të treguar vetitë që ai ka.
Megjithatë “Il Messaggero” nxjerr në pah se trajneri i Lacios ka kuptuar se Strakosha mendon vetëm largimin dhe ka humbur të gjithë stimujt, shkak ky edhe për gafën e bërë të enjten.
“Sarri e ngushëlloi të enjten, pastaj e nxiti dje: “Tani duhet të tregosh se i ke atributet”. Ai vështirë se do të jetë në gjendje ta bëjë këtë sepse 39-vjeçari Reina do të kthehet me Kaljarin.
26-vjeçari, që i skadon kontrata në 2022, megjithatë, mbetet një çështje. Në qershor ai do të largohet me një transferim falas, pa arritur që Lacio ta shesë atë në dy merkatot e fundit.
Vetëm 12 paraqitje, mes Kupave dhe kampionatit, që nga shtatori i kaluar. Ndryshimi teknik ishte i padobishëm. Sepse edhe Sarri është i bindur se Strakosha dëshiron të largohet dhe ka humbur çdo stimul. Gabimi i Stambollit lidhej më shumë me sipërfaqësinë sesa me ankthin ose një bllok psikologjik”, shkruan “Il Messaggero”.
Kryeministri Edi Rama njofton se së shpejti do të çelen investimet e shumëpritura në pesë shkolla në qytetin e Shkodrës.
Përmes një postimi në rrjetin...
Me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, lideri i grupit palestinez Hamas ka vizatur këtë të shtunë Stambollin.
Një deklaratë nga Hamasi të premten...
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit “Moody’s” ka ndryshuar perspektivën e Shqipërisë në “pozitive” nga “e qëndrueshme”, në rishikimin e fundit, të publikuar në...
OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë.
Skemat e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve...
Shkodër, 20 prill - Nga gjimnazi "Kolë Idromeno" në Shkodër, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi se pesë shkolla të reja do...