Portali i familjes Berisha ka hapur një sondazh, ku pyeste njerëzit nëse janë dakord apo jo, me përjashtimin e Sali Berishës nga Lulzim Basha. Sondazhi natyrisht që do të ishte pro Berishës, pasi portal në fjalë lexohet nga fanatikët e tij.

Por çuditërisht, gati 30% e ndjekësve të portalit të familjes Berisha, kanë qenë dakord me vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga Partia Demokratike. Portali në fjalë e ka publikuar si lajm, sikur 73% e shqiptarëve janë kundër përjashtimit të Berishës nga Basha, ndërkohë që bëhet fjalë thjesht për ndjekësit e portalit të familjes Berisha.

Se nëse do të kishte Berisha 73% shqiptarë që e donin, nuk do të ishte sot në opozitë dhe i braktisur nga të gjithë, madje dhe nga vetë partia e tij.(TemA)