Nënkomisari i Lezhës, Saimir Hoxha është shpallur “Dëshmor i Atdheut” me vendim qeverie. Çuçi tha se familjarët do të trajtohen menjëherë financiarisht nga shteti Ai garantoi se dy fëmijëve nuk do u mungojë asnjëherë ndihma nga shteti. Çuçi theksoi që deri 18 vjeç fëmijët e Hoxhës do të marrin trajtim, më pas nëse vijojnë shkollën e lartë do të marrin 170% të pagës së nënkomisarit.

Gjithashtu ai tha se për fëmijët është e garantuar trajtimi shëndetësor falas dhe benefitet e tjera. ‘’Siç e dini, dje humbi jetën në mënyër tragjike në krye të detyrës nënkomisari Saimir Hoxha. Morëm vendimin ëpr shpalljen “Dëshmor i Atdheut” nënkomisar. Qeveria mori vendim për trajtimin e menjëhershëm financiar të familjarëve. Me marrjen etitullit, kur të hyjë në fuqi ligji i ri që miratuam në mbledhjen e parë të kësaj qeverie ato do të trajtohen, posaçërisht fëmijët si fëmijë në përkujdesje të Republikës. Kjo do të thotë se fëmijët do të marrin një trajtim deri në 18 vjeç dhe nëse vijojnë shkollën e lartë deri në 25 vjeç do të marrin pagë prej 170% të pagës së nënkomisarit. Jo vetëm kaq, do të marrë trajtim falas shëndetësor dhe benefitet si rezultat i statusit “Dëshmor i Atdheut” të babait të tyre. Sigurisht fëmijëve do u mungojë babai i tyre, por në asnjë moment gjatë gjithë jetës së tyre nuk do i mungojë përkujdesja nga shteti. ‘’- tha Çuçi.