Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Rudina Dembacaj, ka gjetur kohë së fundmi për bizneset dhe veten e saj, mirëpo i ka munguar ndjekësve në ekran. E njohur për rolet e saj si aktore humori, për disa vite me radhë Rudina e provoi veten dhe në moderim teksa ishte pjesë e RTV Ora. Si duket ajo do t’i rikthehet “dashurisë së vjetër” dhe do të jetë pjesë e një prej programeve më të njohura të humorit në vendin tonë, “Klanifornia-s”. Këtë lajm e bëri të ditur vetë producenti i emisionit, Turjan Hysko nëpërmjet një postimi në “InstaStory” ku prezantoi me të gjithë hyrjen më të re. “Pse vetëm Rama të ketë shumë femra në staf. Hyrje e re”, shkroi ai krahas fotos ku shfaqet Rudina.

Ajo do të jetë krah 3 aktoreve të jera, Eliona Pitarkës, Delinda Dishës dhe Esmaralda Metkajt, njohur ndryshe si “Cubi”. Javët e fundit ajo është përfolur shumë për jetën e saj private, duke nisur nga një shtatzëni e mundshme, tek planet për martesë me Mark Frrokun. Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për të zbuluar se si qëndron e vërteta për thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë. Rudina tha se nuk është në pritje të ëmbël dhe duket se nuk ka në plan të afërt këtë gjë.

Ajo zbuloi se shumë shpejt do të martohet me Mark Frrokun, por nuk ka nisur ende nga përgatitjet. E pyetur nga Bieta Sulo nëse do e ftojë ish-bashkëshortin në dasmë, Rudina u përgjigj: “Nuk e kam menduar. Unë po mendoj çfarë fustani do vesh, nuk ju kam hyrë këtyre mendimeve. Unë jam akoma çfarë fustani do zgjedh, çfarë këpucësh, kam halle komplet të tjera. Them o Zot, ishalla nuk ngelem me barrë që të kem belin e hollë”.