Zëvendës-Kryeministri Arben Ahmetaj, është shprehur optimist për rritjen ekonomike.

Sipas tij shifrat vërtetojnë rritjen ekonomike në tre mujorin e dytë të këtij viti.

“Në tremujorin e dytë të 2021 produkti i brendshëm bruto u rrit me 17.89%, krahasuar me 2020 që përkoi me nisjen e përshkallëzimit të pandemisë.

Çdo qytetar e mban mend kur në tremujorin e dytë pësoi rënie drastike në krahasim me 1997, -11%, e krahasueshme me vitin e zi.

Sa i përket performancës së sektorëve, krahasuar me tremujorin e dytë, shënojnë rritje të konsiderueshme, dyshifrore të gjitha prej tyre, veçoj ndërtimin 41.6% që reflekton punën në infrastrukturë, ujësjellës dhe rindërtim. 3 mijë e 200 kantiere rindërtimi, ka transformim të zonave.

Industria nxjerrëse, uji, përpunuese ka 39% pasuar nga tregëtia, hotelet me 31.8%. Të gjtiha janë dyshifrore”, është shprehur Ahmetaj.

Më tej ai është ndalur tek shpenzimet, duke prekur fondet e tërmetit, për dindërtimin dhe pandeminë

“Sinjali tjetër vjen nga shpenzimet. Qytetarët natyrshëm dëgjojnë diskursin politik që do ping-pong. Statistikat janë të rëndësishme, aty dhe tek konsumi familjar ndihet ringritja, por dhe tek investimet e sipërmarrjes, ndihet ringritja dhe rimëkëmbja ekonomike që fatmirësisht prej politikave të qeverisë, staminës së sipërmarrjes dhe gjithë elementëve që menaxhuan, kanë të bëjnë me pandeminë e tërmetin praktikisht po japin efekte pozitiv.e Së pari konsumi final i popullatës, për qytetarët po i referohen janë shpenzimet që bën familja.

Është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Së dyti, formumi bruto i kapitalit fiks, për qytetarët janë investimet që bëjnë sipërmarrjet, 35..7%, ndërsa e treta pozitive është parë në eksportet, shërbimet, importet, eksprtet janë rritur me 130%, dhe importi që reflekton tek konsumi dhe kapacitetet prodhuese, 53.6%. Këto nuk janë më shenja, por trendë të shërimit ekonomik, po konsolidohet pas një menaxhimi të kujdesshhëm.

Ndoqëm politikë fiskale ekspansioniste, në aspektin shëndetësor dhe familjar, gjatë pandemisë por dhe në mbështetje të sipërmarrjes.

Një paketë gjithpërfshirëse prej 80 miliardë lekë iu dedikua efekteve të pandemisë, e barabartë me 5% të PBB.

Përmes pagave të luftës, garancisë sovrane u mbështetën gjysma e të punësuarve në privat, mbi 83 mijë biznese. Dyfishuam ndihmën ekonomike në 2020 dhe 2021 dyfishuam pagesën e papunësisë, garantuam barnat, falëm kamat vonesat e energjisë elektrike, riskeduluam deklarimet e biznese për 2021. Ndërhyrja e kujdesshme shpërbleu mbrapsht. Në janar 2021 rifituam të gjitha vendet e punës që humbëm prej pandemisë 642 mijë nga 681 mijë”, është shprehur Ahmetaj.