Cristiano Ronaldo theu rekordin me më së shumti gola të shënuar me kombëtare, pas fitores që Portugalia e arriti të mërkurën ndaj Irlandës me rezultat 1:2. Të dy golat e portugezëve i realizoi Ronaldo, në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërkohë, Ronaldo sot pranoi çmimin e Guinness për rekordin që theu. “Faleminderit për Rekordet Botërore Guinness. Gjithmonë mirë të njihesh si thyerës i rekordeve botërore. Le të vazhdojmë të përpiqemi t’i vendosim numrat edhe më të lartë” – shkroi ai në profilin e tij në Instagram.