Sot është përcjellë për në banesën e fundit reperi i njohur grek Peter Anastasopoulos, i njohur me emrin e artit “Mad Clip”. Ai ndërroi jetë në datë 2 shtator si pasojë e një aksidenti me makinë pasi po lëvizte me shpejtësi të lartë. Në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit ishin qindra njerëz, mes tyre kolegë, por edhe fansa të tij.

Në intervistat e tij, reperi kishte pranuar se e donte shpejtësinë, e cila e çoi drejt vde kjes. Nisur nga pasioni i tij për shpejtësinë, e cila e çoi drejt vdekjes, sot shumë miq të tij me motorë jashtë kishës, i dhanë lamtumirën e fundit duke shtypur gazin. Këngëtarja e njohur greke Elena Paparizou gjatë një interviste kishte një këshillë “Nëse kemi para për të pirë, duhet të kemi para edhe për të marrë një taksi” tha ajo, për të shmangur aksidentet.