Real Madrid ka vënë në shënjestër mbrojtësin e krahut Serge Aurier, i cili është larguar nga Tottenham dhe aktualisht është pa ekip.

Sipas Okdiario drejtuesit e Real Madrid po mendojnë t’i bëjnë një ofertë 28-vjeçarit.

Madrilenët, në fakt, janë shumë të shqetësuar nga dëmtimet e Dani Carvajal.