Gjatë vizitës në SHBA kryeministri Edi Rama është takuar me dy djem shqiptarë pjesë e akademisë West Point.

Rama shprehet se ata do të sjellin në shërbim të atdheut dijen dhe kulturën e tyre të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën e tyre ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.