Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku është takuar me kryeministrin Edi Rama. Merkel është pritur me ceremoni shtetërore.

Pas vizitës në Serbi, kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku ditën e sotme po zhvillon një vizitë në Tiranë, ndërkohë që është zbardhur edhe agjenda e vizitës në vend tonë. Kancelarja gjermane do të pritet me një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama.