Kryeministri Edi Rama duke bërë një përmbledhje të historisë së PS por edhe partive politike në 30 vite ai tha se partitë nuk duhet të kujtohen për qytetarët vetëm kur vijnë zgjedhjet duke u kthyer si një moçal interesash dhe se në sytë e publikut duken si cirk pelivanësh dhe çakenjsh duke larguar edhe më shumë të rinjtë nga marrja e fateve të vendit të tyre në dorë.

“Nuk është e lehtë po të harrosh një qëllim kaq themelor për axhendën e një partie si e jona, për vlerën e kapitali njerëzor i një partie politike për gjykimin e saj nga publiku. Sukses afatgjatë do të thotë sukses i partisë përtej çdo individi duke u bërë bisht dhimbjeve të mëdha të kokës që kërkon arritjen e këtij qëllimi, për t’i dhënë të tjerëve një mesazh se figurën e tyre. I gjithë organizmi i partisë ekspozohet ndaj infektimit prej gjëndrave malinje pasi krijohen dhe zhvillohen pasi shtyhet pafundësisht kohë kura e duhura me justifikimin se nuk është ky momenti më vonë. Ngjajmë si një cirk pelivanësh në sytë e publikut dhe të rinjtë ndihen gjithmonë e më larg politikës, Partia nuk mund të zgjohet vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe nuk mund të mbahet gjallë si një moçal interesash. E vërteta e hidhur është se pavarësisht dallimeve tona të mëdha me rivalët, pasqyra e partive shqiptare në pushtet që prej 30 vitesh në sytë e komunitetit ngjan si një cop e filmit ‘koncert në vitin 1936’, tha Rama.