Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga punimet në Piramindën e Tiranës e cila është projektuar si qendra e inovacionit të teknologjisë digjitale.

Rama shprehet se ai është një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV, më i madhi në rajon. “Mirëmëngjes dhe me vullnetin që planet e këtyre të rinjve plot pasion për teknologjinë, t’i bëjmë një realitet të ri shqiptar, ku Piramida si qendra e inovacionit e teknologjisë digjitale më e madhja në rajon, të jetë një pasqyrë kuptimplotë e këtij transformimi, ju uroj një ditë të mbarë

***një projekt arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV”, shkruan Rama.