Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje vizitën e kancelares Merkel, ndërsa nuk ka ndenjur dot pa e thumbuar paraardhësin e tij, Sali Berisha.

Në fjalën e tij në Kuvend ai tha se Tiranën në periudhën e fundit para mandatit të parë nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj kurse Berishën si kryeministër nuk e ftonin më në takime bilaterale.

“Kush do ta imagjinonte që Merkel do të vinte dy herë në Tiranë, 1 herë për vizitën e parë dhe herën e 2 për të bërë dhe një samit me përfaqësuesit, s’po llogaris vizitat e punës. Fakti që Shqipëria u bë vendi i stërvitjes së NATO-s e ka një lidhje. Shqipëria nuk e mbyll karrigen si një vend guak. Mos të kujtojë njëri këtu se po flas për Belulin, kam marrë mesazhe nga ndërkombëtarët për qëndrimin e Shqipërisë në forumin për çështjen e Krimesë. Gjatë fundit para fillimit të ri. Kam marrë jo një po disa mesazhe për qëndrimin e Shqipërisë përmes ministres së Jashtme në minesterialin e fundit. Ju kujtoj që Tiranën nuk e vizitonte askush përveç ndërmjetësuesve të huaj, në periudhën e fundit para mandatit tonë të parë. Kryeministrin e këtij vendi nuk e ftonte askush në takime bilaterale në periudhën e fundit”, tha Kryeministri.