Turin e takimeve në Kosovë kryeministri Edi Rama e ka ndalur në një bashkëbisedim me studentë të Universitetit të Prishtinës. Gjatë një bisede me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare, Rama foli shkurtimisht për rolin e politikës.

“Shumë bëjnë një gabim elementar kur thonë unë nuk merrem me politikë smë intereson politika. Në sa më pak duar të mbetet politika aq më shumë ekziston rreziku që politika të himbasë mprehtësinë për të dëgjuar njerëzit. Kam respekt për të rinj që nuk e refuzojnë politikën dhe angazhimin në politikë. Çdo gjë që hasim kur dalim nga shtëpia është përtej fuqisë tonë individuale prandaj duhet politika. Pavarësisht se politika në historinë e njerëzimit ka bërë jo pak të këqija, pa politikë sdo kishte pasur as liri dhe të drejta. Pa politikë sdo kishte asgje, sdo kishte as Kosovë sovrane sot”, tha Rama.

Gjatë takimit Rama u ndal edhe te të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Studenti: A keni një plan dhe strategji aftgjtë për luginën e Preshevës bashkë me qeverinë e Kosovës?

Rama: Kur flitet për marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë shpesh harrohet se atje ka dhe shqiptarë që kanë nevojë për mbështetje të dyfishtë, nga qeveria dhe shteti i Shqipërisë dhe nga i Kosovës. Të falënderoj për pyetjen, pasi na ndihmon që të korrnizojmë debatin, jo thjesht te çështja e Luginës së Preshevës. Ata që banojnë në Luginë apo ata që janë të lidhur me të, kur flitet për marrëdhënies mes Serbisë-Shqipërisë dhe Kosovës, për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive, harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë. Bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare, që kanë nevojë për mbështetje të dyfishtë, nga jashtë, nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, por dhe një mbështetje nga brenda e çuarjes përpara e emrave që iu interesojnë. Kjo është e lehtë ta thuash dhe shumë më e vështirë që ta bësh. Mospasja parasysh e këtij fakti nuk na ndihmon se si mund t’i avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në Luginën e Preshevës. Mekanizmi diplomatik që ka të bëjë te marrëdhëniet mes nesh dhe Serbisë është i patjetërsueshëm. Nga moskonsiderimi i tij, vjen humbja e një prej elementeve. Ne i kemi bërë disa hapa. Jemi në kontakt dhe i keni bërë disa përpjekje lehtësuese për komunikimin mes tyre. E drejta është se në Luginë ka një jetë politike jo të varfër dhe ka njerëz me vullnet, me ambicie që duan të shfrytëzojnë politikën për të përmirësuar kushtet e jetës atje. Ka shumë për të bërë, por një gjë jam i bindur që sado të ndihmojmë së jashtmi, edhe për shkak të mjeteve të kufizuara financiare që kemi, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, është me rëndësi që t’i mbështesim ata edhe së brendshmi. Ne do të punojmë në të gjitha këto plane, asnjë nga ato nuk mjafton. Duhet të përdorim sa të jetë e mundur fuqinë e diplomacisë.

Qytetarët serbë me kombësi shqiptare pakica kombëtare shqiptare në luginën e preshevës, se si trajtohen. Kontrasti është i madh. Serbët në Kosovë kanë liri dhe të drejta që çdo pakicë do ti ëndërronte ti kishte. Po flas për territore të dala nga konflikte të freskëta. Do thosha që ne duhet të punojmë në shumë plane.