Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar me dozën e parë 1 700 000 qytetarë kundër COVID. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama. Rama u bën apel qytetarëve të marrin vaksinën për të mbrojtur shëndetin e tyre. “Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID”, shkruan Rama.

Në Shqipëri prej datës 1 shtator vijon muaji i hapur i vaksinimit për qytetarët mbi 18-vjeç. Autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, stafet e arsimtarëve dhe studentët. Kjo masë pritet të hyjë në fuqi në fund të këtij muaji.