I shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim dhe ministrat Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në akademinë ushtarake në New York.

Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale nga pritja në Akademinë Ushtarake “West Point”. “New York – Në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare”, shkruan Rama.