Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër, bazuar në nenin 96 të Kushtetutës.

Burime për mediat në vend bëjnë me dije për se shkresa e PS ka shkuar tashmë te Presidenti Ilir Meta. Dy ditë më parë, Rama prezantoi qeverinë e re, me të cilën do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme. Edhe ministrat e rinj të Ramës pritet të dekretohen nga Presidenti Meta.