Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar, me të cilin do të drejtojë vendin 4 vitet e ardhshme. Qeveria “Rama 3” përtej çdo humori që ka shpërthyer në rrjet sot ka vendosur një rekord botëror.

Një numër rekord zonjash në poste ministrore dhe role drejtuese ku 12 ministri do të drejtohen prej tyre, me gati 75% të gjithë Qeverisë.

Shqipëria renditet vendi i parë në botë për “Gratë në pozicionë ministrore”, një renditje kjo që bëhet nga dy organizata prestigjoze ndërkombëtare.

Sipas renditjes nga Harta “Gratë në politikë” , krijuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU) dhe UN Women, për vitin 1 janar 2021, Shqipëria renditej e pesta me 56.3%, për gratë në postet ekzekutive, qeveritare dhe parlamentare, ndërsa Nicaragua zinte vendin e parë me 58.8%.

Me përzgjedhjen e kabinetit të ri Rama 3, Shqipëria, ka numrin më të madh të grave anëtare të kabinetit qeveritar, por si përqindje kjo përbën 75% të totalit të Qeverisë.

Një rritje e konsiderueshme në raport me qeverinë “Rama 2”, nga 16 ministra të zgjedhur , 9 prej tyre ishin gra.

Qeveria “Rama” 3 në vitin 2021, hartë që botohet vitin e ardhshëm, ka shtuar 3 ministre gra më shumë, duke thyer kështu rekord botëror për numrin e posteve të grave në Qeveri, por edhe si përqindje të përfaqësimit të tyre.