Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në facebook, ecurinë e punimeve që po kryhen në stadiumin e ri të Kukësit “Zeqri Ymeri”.

Rama shkruan se stadium do të ketë të gjitha paramentarat e kërkuara nga UEFA si dhe do të ofrojë kushte e hapsira dinjtoze.

“Vijon puna në stadiumin e ri të Kukësit, që do të ofrojë kushte maksimale për ekipin e qytetit sipas standardeve të UEFA dhe hapësira dinjitoze për tifozët e futbollit”, nënvizon Rama. Stadiumi i Kukësit pritet që të inagurohet në datën 15 tetor.