Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së Presidentit Ilir Meta lidhur me verifikimin e 16 emrave që pritet të jenë ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3′. Në përgjigjen e saj Prokuroria e Përgjithshme shprehet se asnjë nga 16 emrat nuk është në hetim.

Ditën e sotme Meta i bëri kërkesë edhe SPAK për emrat e ministrave të rinj, ndërsa pritet një përgjigje nga ana e saj.