Projekti ‘Në Fshat’ është një nismë e programit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Rural, GIZ në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, që synon të nxisë pjesëmarrjen dhe angazhimin e të rinjve, në praktika të ndryshme pune që ofrojnë zonat rurale.

Projekti sjellë një perspektivë të re për studentët në komunitetin rural. Një eksperiencë të paharrueshme, që kontribuon në sektorin e bujqësisë dhe turizmit.

Ndihmo një banor në fshat, promovimi i potencialit turistik në fshatra, etj janë eksperienca që u ofrohen të rinjve për një periudhë dy javore në 11 qarqe të vendit; Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Kolonjë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë.

MZHBR iu drejtua studentëve që po kërkojnë një eksperiencë të re e cila vjen në ndihmë të komunitetit rural në Shqipëri, duke apeluar që ata të aolikojnë për të marrë pjesë në eksperiencën dyjavore në një nga 4 zonat e përzgjedhura të Shqipërisë.

Sipas MBZHR-së, afati i fundit i aplikimit është data 10 shtator 2021.