Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë Luigi Soreca ka njoftuar se Shqipëria do të ketë një hartë të re për regjistrimin e pronave. Me anë të një postimi në Twitter, Soreca shkruan se falë mbështetjes së BE-së dhe projektit me 5.7 milion euro në Shqipëri do të përmirësohet siguria ligjore si dhe do të promovohen më shumë investime të huaja.

Postimi i Plotë: Falë ndihmës së Bashkimit Evropian, Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi i Bashkimit Evropian do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja.

Kjo është një reformë vendimtare për popullin shqiptar dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.