Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke folur në forumin strategjik të BE-së, në Slloveni tha se BE duhet bëjë më shumë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pahor tha se ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit ka efekte negative. Sakaq presidenti slloven po ashtu tha se mbështet nismën për Ballkanin e Hapur, ku tha kjo nisme ka si qëllim edhe përshpejtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

‘Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një interes strategjik për t’u anatërësuar në BE. Ritmi i ngadaltë i procesit ka efekte negative. Ndalimi i procesit të zgjerimit amplifikon idetë naive dhe të rrezikshme për ndryshimin e kufijve. Vetëm zgjerimi i shpejtë i BE-së mund të forcojë parimin e integritetit territorial dhe sigurinë e BE-së. Unë besoj se në strategjinë e vet të BE-së duhet të shtohet Ballkanin Perëndimor si një i tërë dhe jo në pjesë të veçanta. BE nuk duhet të reshtë se negociuari me qeveritë apo me vendet e posaçme për zgjerimin. Kam mbështetur nismën e Ballkanit të Hapur qysh prej prezantimit të saj. Jam i vetëdijshëm për pikëpamjet, por nisma ecën paralelisht me procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve drejt BE-së. Nuk do flisja nëse do ishte alterantivë kundrejt BE-së. Nisma ka si qëllim përshpejtimin e vendeve të rajonit drejt BE-së. Shqipëria dhe Maqedoni e Veriut kanë hasur në ndalesë, procesi nuk është më politik. Në këtë kuptim integriteti i BE-së po sfidohet rëndë, zgjerimi i BE-së nuk është përparësi për momentin. BE ka kapacitete të mjaftueshme që të merret me Ballkanin Perëndimor, dhe le të mos e shndërrojmë në një mundësi të ngrirë. BE duhet të merret intenisvisht me zgjerimin.’- tha Pahor.