Premier League po kthehet në kohët klasike. Chelsea dhe Manchester United pas shumë vitesh po qëndrojnë në krye të kampionatit anglez. Londinezët fituan pastër 3-0 ndaj Aston Villës falë dy golave të Romelu Lukakut dhe një ‘dhurate’ të mbrojtjes mike për Kovaçiç. Nga ana tjetër, Manchester United me Ronaldon e rikthyer mposhti 4-1 Newcastle dhe tashmë të dyja ekipet kryesojnë me 10 pikë tabelën.

1 pikë më poshtë ndodheet Manchester City, Totenham dhe surpriza Brighton. Ndërkohë tabela mund të ‘ngjeshet’ edhe më shumë pasi në rast se Liverpool fiton ndaj Leeds atëhere shkon 10 pikë bashkë me Chelsea-n e Manchester United. Shansin e ka dhe Everton.