Paul Pogba ka komentuar transferimin e Ronaldos te Manchester United.Pogba ka thënë se është gjithnjë kënaqësi të luash me lojtarët më të mirë.

“Është gjithmonë kënaqësi të luash me më të mirët,” tha Pogba për Telefoot. “Është një nxitje për ekipin, niveli do të rritet”.

Pogba ka folur edhe për transferimin e bashkëkombasit të tij, Raphael Varane.“Ardhja e tij është gjithmonë pozitive, veçanërisht për klubin,” shtoi Pogba. “Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë, ne jemi njohur për një kohë shumë të gjatë.“Jam i lumtur që ai është me ne dhe që sjell përvojën dhe cilësitë e tij”, ka përfunduar francezi.