Mauricio Pochettino ka dhënë një konferencë shtypi, në të cilën ai ka konfirmuar mungesat e ndërkombëtarëve argjentinas Messi, Paredes, Di Marñía, si dhe Neymar. Të gjithë ata, pasi luajtën tri ndeshje me kombëtaret, mbërritën të enjten në mbrëmje në Paris, ndaj nuk mund të luajnë nesër ndaj Clermont. Ramos, i cili pati shqetësime të tjera muskulare këtë javë, është gjithashtu jashtë, së bashku me Verratti, Bernat dhe Kurzawa. Trajneri argjentinas theksoi formën e mirë të Mbappé, me të cilin po përballon ndeshjet e para të Ligue 1.

Rasti i Kylian – “Ai është i lumtur, një djalë shumë i qëndrueshëm emocionalisht. Si më parë, ashtu edhe tani vazhdon të luajë futboll për t’u argëtuar në fushë”. Ardhja e Nuno Mendes – “Ishte një operacion brilant, një nënshkrim i shkëlqyeshëm nga klubi, Leonardo dhe presidenti. Jam i bindur se ai mund të na ndihmojë të fitojmë tituj. Asnjë lojtar nuk ndihet si titullar kur vjen në këtë klub, por e dimë se mund të luajë me ne, sigurisht. Megjithatë, do të duhet ta meritojë vendin si gjithë të tjerët”.

Ligue 1 me shumë gola – “Këtu luhet një futboll shumë i hapur. Pothuajse të gjitha skuadrat sulmojnë shpejt, ndonjëherë vuajmë, por nëse themi se Premier League ishte më tërheqësja, unë mendoj se Ligue 1 po konkurron me anglezët në atraktivitet tashmë”.