“PHOTO OF THE DAY” e ka cilësuar kryeministri Edi Rama foton e publikuar në rrjetin social facebook, ku duket ai dhe ministrat e rinj të qeverisë.

Kjo foto u bë menjëherë sa ministrat dhe kryeministri hynë në ambientet e Kryeministrisë, pas betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pas betimit në Presidencë, u bë edhe mbledhja e qeverisë së re ku u konkludua edhe me 4 vendime të marra.

-Projektligji për administratën -Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës -Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. -Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim

Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur. Po ashtu ai tha se do të përfshijë në strukturat e Forcave të Armatosura të fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.