Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot në një takim Ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ministri Peleshi shprehu angazhimin për të thelluar bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arsimimin ushtarak dhe forcimin e marrëdhënieve midis Akademisë së Forcave të Armatosura dhe Kolegjit Baltik të Mbrojtjes.

Shqipëria, tha ai, “është e vendosur gjithashtu të vazhdojë kontributin në ‘Kamp Adazi’ të Letonisë, në kuadër të prezencës së NATO-s atje”.