Imunologu Genc Sulçebe ka treguar në një intervistë të dhënë për rubrikën “Opinion”, në “News 24”, rezultatet e studimit të kryer nga Akademia e Shkencave, lidhur me imunitetin e përftuar deri më tani nga popullata shqiptare. Ndryshe nga tre muaj më parë, ku imuniteti në popullatë ka qenë diku te 43 %, imuniteti tanimë, në studimin e kryer në Tiranë dhe Berat, ka treguar se imuniteti ka arritur në masën 73.3%. Megjithatë sipas mjekut, pjesa e pavaksinuar, duhet ta kryej këtë proces sa më shpejt, në mënyrë që imuniteti të kalojë në masën 90 % dhe qytetarët të jenë më sigurt nga ekspozimi i virusit. Gjithashtu, mjeku apeloi qytetarët për t’u vaksinuar, sidomos të rinjtë, pasi në këtë mënyrë tha ai mbrojmë shëndetin tonë, por edhe të familjarëve dhe njerëzve të tjerë që na rrethojnë.

Sa ju është dashur të kryeni studimin? Genc Sulçebe: Ky studim ka filluar prej 1 viti e gjysmë, është faza e tretë tani. Çdo gjashtë mujor ne kemi monitoruar ecurinë e molekulave, për të parë si operon virusi që përkon dhe me imunitetin e popullatës. Ishte 43% deri në fund të 2020 dhe në fund të ta valës së tretë, me variantin Alfa, ne jemi drejt një përqindje prej 73.3 %. Rastet ranë në fund të qershorit dhe nga pandemi, shkoi në endemi. Mund të themi që tashmë po përjetojmë valën e katërt me një rritje të infeksionit, se ky variant është 2 herë më infektiv, ndërsa imuniteti është afro 90%. Ne matëm moshat nga 30 deri në 70 vjeç dhe u pa se kemi një përgjigje imunitare prej 73.3%. Nëse duhet të mbrohemi nga infektimi, duhet të vaksinohemi dhe të përfitojmë 20 % për të aneksuar valën e katërt. Duhet të vaksinohen personat që nuk e kanë kryer dozën, që janë rreth 30% të personave nën 60 vjeç, ndërsa ato mbi 60 vjeç janë mbi 18%. Nëse 500 mijë vetë do të imunizohen me shpejtësi para stinës së ftohtë, ne do të ulim numrin e jetëve dhe nga ajo që përjetuam një vit më parë në stinën e vjeshtës.

Sa ishte kampioni i shfrytëzuar për ju? Genc Sulçebe: 1527 individë, në zonën urbane të Tiranës dhe Beratit, në të gjitha këto kampione të vogla, rritnin me të njëjta përqindje deri në 78, të gjitha këto mblidhen së bashku dhe mesatarja është 73.3%. Në zonat urbane, qoftë të Tiranës dhe qyteteve të tjera, sepse Berati përfaqëson një zonë urbane përtej Tiranës ne jemi me 70% të popullatës që ka imunitet ndaj COVID-it.

Është lajm i mirë? Genc Sulçebe: Ky është lajm real. I mirë është se kemi revolucion, por ana jo e mirë e kësaj është që të kemi një fashë mbrojtëse të popullatës, duhet të jetë mbi 90%. Në Britaninë e Madhe antiturpat janë në masën mbi 90%. Ne duhet të vaksinohemi me shpejtësi që të shkojmë në masën 905. Në stinën e ftohtë varianti Delta është dy herë më infektues se varianti Alfa. Po varianti MU, kjo krijon mbivendosje dhe shkakton probleme në shëndetin e njerëzve. Ka ende persona që janë skeptik për t’u vaksinuar, për shkak të teorive të shumta.

Genc Sulçebe: Varianti Mu është një variant që është kapur, por nga përhapja në popullatë ajo nuk është problematik. Varianti Delta është më problematiku dhe që dominon. Ne duhet të përpiqemi të arrijmë imunizimin intensiv, sepse ky variant do imunizim të lartë edhe duhet që personat të cilët ndoshta janë imunizuar nëpërmjet vetëkalimit të infeksionit, duhet të kalojnë një dozë të tertë.

Te cilat grupmoshat? Genc Sulçebe: E mira do të ishte te grupmoshat mbi 60 vjeç, që kanë bërë vaksinimin 6-7 muaj më parë, e që nuk janë infektuar. Doza e tretë kryesisht, rekomandohet për individët që kanë sistem imunitar më të dobët. Ata që kanë sëmundje shoqëruese problematike, si transplante, sëmundje që ulin sistemin imunitar. Për këto është e rekomandueshme një dozë e tretë. Ata që e kanë kaluar infeksionin, apo janë vaksinuar së fundmi, s’kanë nevojë për një dozë të tertë. Edhe ata që e kanë kaluar infeksionin në një përgjigje të mirë, s’mund të kenë problem variantin Delta dhe nuk është nevoja për t’u vaksinuar.

Shqipëria e ka fashën moshore mbi 18 vjeç të vaksinimit. Mos duhet dhe ne ta ulim pragun moshor të vaksinimit? Genc Sulçebe: Momentalisht është e logjikshme që kjo fashë që është nën 18 vjeç, në kushtet kur fashat e mësipërme mbi këtë moshë është e imunizuar, moshat e reja janë më të riksuar. Moshat nën 18 vjeç e kalojnë lehtë virusin. Sidomos kjo pyetje shtrohej kur rrezikoheshin moshat e rritura. Kemi vaksina të aprovuara për moshat mbi 12 vjeç, disa vende kanë filluar këtë vaksinim, mendoj që edhe në vendin tonë mund të impemetohet rekomandimi, jo me detyrim.

Ka ende njerëz që nuk duan ta bëjnë vaksinën, çfarë sugjeroni ju që të bindim këta njerëz? Genc Sulçebe: Këto janë teori anti-shkencore, kundër shëndetit publik. Duhet të përcjellim këtë mesazh që tregon të vërtetat e fundit shkencore. Duhet të kemi parasysh një fakt që është një ngjarje e jashtëzakonshme kjo, ndodh 1 herë në shekull. E vetmja mënyrë që të mos e kapim këtë virus, është sistemi imunitatr. I vetmja mënyrë mbrojtëse është sistemi imunitar. Në një përqindje të rasteve që kemi hasur, ky infeksion kalon në pasoja të rënda. Vaksinat tani janë të aprovuara dhe s’duhet të kemi frikë nga vaksinat. Fëmijët tanë derisa rriten marrin 12 vaksina të detyrueshme. Ne vaksinimin nuk e detyrojmë, por është logjike dhe e kuptueshme se nëse duam të mbrojmë veten duhet të vaksinohemi. Nëse një i ri që nuk do të vaksinohet dhe thotë se e marr iminutetin në mënyrë natyrale, ai mund t’ia çojë një të moshuari. Kjo është një detyrë publike, domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit publik. Këto teori konspiracionale, në shekullin e XX1, ne të mos pranojmë një mjet mbrojtës që është i vetmi mjet për të na mbrojtur ne dhe shëndetin e familjarëve tanë.

Do të ketë tjetër studim? Genc Sulçebe: Sigurisht. Ne do të shohim dhe moshat nën 20 vjeç. Kjo grupmoshë nuk janë shumë të imunizuara nga imunizimi natyral dhe kjo bën nevojën e vaksinimit në këtë moshë. Gjithashtu do të shohim dhe përgjigjen imunitare, që janë molekulat, qelizat, janë përgjigje komplekse që ia vlen të studiohet. Do të studiohet dhe ashtu efikasiteti i vaksinave të ndryshme.