Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Tiranën më datë 14 shtator.

Burime bëjnë me dije për ABC se Merkel do të vijë në Shqipëri në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të mblidhen liderët e rajonit. Merkel do të jetë në postin e kancelares deri në fund të muajit shtator pas tre mandatesh radhazi në këtë post.