Kreu i LZHK-së dhe aleati i Lulzim Bashës, Dashamir Shehu tregoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se në seancën e djeshme plenare dy deputetët ishin gati të qanin. Ai tha se nuk ka pse qan njeri pasi opozita do të bëhet dhe më e mirë, me ose pa Berishë apo Bashë.

Me nota humori, ai tregoi: “Berisha, Luli, po nuk qene këto nuk ka opozitë. Po do ketë jua them unë. Janë me mijëra djem dhe vajza që nuk i kanë borxh dhe do vazhdojmë të bëjmë opozitë. Jo po se u bë kështu, jo po ashtu, do e bëjmë dhe më të mirë . Nja dy deputetë sot sa nuk qanë. Ore ca na ndodhi? Ca ka ndodh mor bir, po vriten shqiptarët. Jo! Në 97′ dhe u vranë, bam bum. Jemi në një situatë që po flasim si njerëz”.