Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin kanë filluar të mbyllin të gjitha lokalet të cilët nuk respektojnë masat anti-Covid, të vendosura nga qeveria për të parandaluar pandeminë. Madje ata nuk kanë kursyer as deputeten e Vetëvendosjes, Adriana Matoshin. Për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, lokali i deputetes së VV i është vënë dryni.

Kanë qenë mediat kosovare ato të cilat kanë arritur të sigurojnë pamje nga letra e vendosur në derën e këtij lokali, ku thuhet “Ndalohet përkohësisht veprimtaria”. Këto masa drastike janë marrë pas rritjes së numrit të rasteve së të infektuarëve dhe përhapjes të variantit “Delta”.