Në shumë vende të botës sot festohet Dita e Bijave dhe më këtë rast, Anesa Lipa, nëna e yllit shqiptar, Duas ka ndarë me ndjekësit një imazh në rrjetet sociale me të cilin ia dedikoi vajzave të saj ditën speciale. Ajo shfaqet përkrah Duas dhe së bijës tjetër, Rinës, e cila po ashtu viteve të fundit ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen dhe me pjesëmarrjen në fushën e modelingut.

“Pavarësisht sa shumë them se ju dua, gjithmonë ju dua më shumë se kaq”, ka shkruar Anesa. Po ashtu, Anesa dhe bashkëshorti i saj, Dukagjin Lipa, janë prindër edhe të një djali të quajtur, Gjin.

Nga ana tjetër, Dua Lipa vazhdon të shënojë suksese të padiskutueshme, që çdo artiste do i lakmonte. Më herët, Lipa ka bërë të ditur se kënga e saj “Levitating”, është e kënga e parë në histori nga një artiste femër që qëndron për 35 javë me radhë në listat e Top 10. “Kënga ‘Levitating’ e Dua Lipës është kënga e parë nga një artiste femër në historinë e Hot 100, që qëndron në listë për 35 javë në top 10”, shkruhet në një postim.

Para disa ditësh, Dua shënoi një tjetër sukses. Bashkëpunimi i saj me Elton John arriti të ngjitej në krye të listave dhë është projekti i dytë i John që zë vendin e parë këtë vit pas këngës “It’s a Sin”.