Është ndarë nga jeta jeta ish-gjyqtari i njohur Kristaq Ngjela . Ngjela ka qenë anëtar në Gjykatën e lartë dhe jurist. KlGJ në njoftimin për ndarjen nga jeta shkruan se “Zoti Ngjela ka qene nje nga profesionistet e spikatur te sistemit te drejtesise, duke ushtruar funksione te rendesishme qe kulmojne me ate te anetarit te Gjykates se Larte.
Ai ka spikatur me mencurine, urtesine dhe profesionalizmin e tij, duke treguar nje shkalle te larte integriteti dhe nderuar figuren e gjyqtarit”.

Mesazhi i plote/ Keshilli i Larte Gjyqesor shpreh ngushellimet e sinqerta per ndarjen nga jeta te te ish-gjyqtarit te nderuar Zotit Kristaq Ngjela. Zoti Ngjela ka qene nje nga profesionistet e spikatur te sistemit te drejtesise, duke ushtruar funksione te rendesishme qe kulmojne me ate te anetarit te Gjykates se Larte. Ai ka spikatur me mencurine, urtesine dhe profesionalizmin e tij, duke treguar nje shkalle te larte integriteti dhe nderuar figuren e gjyqtarit. Komuniteti i gjyqtareve, por edhe i juristeve, do ta kujtojne perhere me nderim per kontributin e tij te cmuar ne fushen e drejtesise. I shprehim ngushellimet tona familjareve dhe te afermve per ndarjen e tij nga jeta.