Moderatorja shqiptare Einxhel Shkira që nga muaji qershor ka vendosur që të jetojë në Afrikë dhe të punojë aty. Ajo ka treguar se ka vendosur të jetojë në atë shtet dhe ia ka dalë që të ambjetohet.

E pyetur nëse ajo do lidhej me një afrikan, a do ishte dakort familja e saj, Einxhel u shpreh se nuk e kanë aspak problem, madje mamaja e saj i kërkon që të bëjë një fëmijë mulat.

Familja është e kënaqur që ke shkuar në Afrikë?

Po janë të kënaqur. Mami është një çikë me merak, më thotë po s’të pëlqeu ktheu, i thashë mami e kemi mbyllur këtë diskutim, tashmë jam me letra, leje pune.

E ka mami merakun që mund të dashurohesh me ndonjë djalë vendas atje dhe të mbetesh atje?

Edhe një vendase më pyeti, më tha nëse ti do dashuroheshe me një person familja jote do të të lejonte? Mu kujtua që mami im para disa muajsh, madje këtu tek ju kam diskutuar dhe pjesën e Kylie Jener dhe për vajzën e saj, mami im e adhuron vajzën e tyre.

Ajo është një fëmijë që ka dalë nga një nënë e bardhë dhe një baba me ngjyrë dhe kur e shikon atë vajzë më thotë pse se bën dhe ti një kështu si kjo.

Kështu që nuk e besoj se do e kishte problem. I vetmi problem do ishte kjo përplasja kulturore, kushdo që do vinte në Shqipëri nuk do e gjente kulturën e vetë, unë do e kisha të vështirë të përshtatesha me familjen, me vjehrrën dhe vjehrrin aty, se jetës nuk i dihet asnjëherë.

Do ishte shumë bukur që ta gjeja dashurinë në Afrikë, do ishte tamam një histori e denjë për libër ose për film.

Ku jeton ti?

Unë jetoj në një shtëpi shumë të mirë private, unë jetoj në kryeqytet. Në kryeqytet janë rrugët e shtruara, ka godina të mëdha, hotele, restorante, bare por sigurisht nuk janë të kualitetit që kemi në në Europë apo në Shqipëri, por për standardet e Afrikës le të themi që është shumë mirë, madje çmimet janë shumë të larta. Unë mendoj që me rrogën mesatare shqiptare atje nuk mund të jetosh, nuk e përballon dot jetesën sepse supermarketi, bari është shumë i shtrenjtë.

Pagat si janë aty për të përballuar këto çmime kaq të shtrenjta?

Sigurisht të shkosh në Afrikë, të punësohesh nga një kontinent për të shkuar të Afrikë, pagat janë shumë të larta. Paga e justifikon gjithë sakrificën dhe lënien pas të asaj që lë. Ata që punojnë nëpër kompani ose nëpër biznese mund të kenë të paktën paga mbi 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë.

Kështu që dhe ti ke një pagë të mirë?

Le të themi që nuk qahem. Me rrogën që merr në Shqipëri, nuk do jetoja asnjë javë në Afrikë. Në supermarket do ngelja peng që ditën e parë me rrogat që merren këtu.

Ti sa e kishe rrogën?

Rrogën time nuk e them se s’dua të më rrëmbejnë, por është shumë e kënaqshme, nuk krahasohet me rrogën këtu. Le të themi që ia vlen sakrifica.