Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u takua me zv.shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville.

Peleshi i shprehu gjeneralit Marc H. Sasseville gatishmërinë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin.

“Një takim entuziast me zv.shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Bashkëpunimi i deritanishëm në fushën e modernizimit, edukimit e trajnimit të ushtarakëve, pjesëmarrjes në misione të përbashkëta etj, do të intensifikohet edhe më tej”, u shpreh Peleshi pas takimit.

“Projekti ambicioz i rimodelimit të Akademisë së Forcave të Armatosura – tashmë një objekt i rëndësishëm në axhendën e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri”, theksoi ai.

Ministri Peleshi theksoi se “mbështetur në partneritetin special strategjik me SHBA, Shqipëria do të mbetet leva e mbajtjes së orientimit të rajonit tonë nga Perëndimi”.