Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princit Faisal Bin Farhan Al Saud gjatë konferencës të mbajtur me Kryeministrin Rama ka vlerësuar bashkëpunimin me vendin tonë duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të gjitha sferat.

Ai u shpreh më tej se Arabia Saudite është mbështetëse dhe përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian, ndërsa tregoi edhe vizionin e tij lidhur me programin ambicioz të zhvillimit për 2030, për të cilin mezi pret të bashkëpunojë edhe Shqipëria.

“Mbretëria jonë e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë, ne patëm një diskutim shumë të mirë për bashkëpunimin në politik, ekonomi dhe ka shumë gjëra që Arabia Saudite mund të bëj në Shqipëri, ne kemi rritur statusin në një nivel ministerial, ne jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie, këtë miqësi, për bashkëpunim ekonomi, kemi një rritje të turistëve nga Arabia Saudite në Shqipëri dhe shpresoj të ndodh e kundërta. Ne diskutuam edhe për zhvillimet e ndryshme në Lindjen e Mesme në rajon e botë dhe kuptuam që kemi një qasje të përbashkët, ju mbështesim për integrimin në BE dhe do ju përkrahim për këtë agjendë të Shqipërisë. Ne vizionin për 20230 mezi presim që të bashkëpunojmë, ne kemi thënë nismën e gjelbër dhe janë iniciativa për pyllëzimin e Lindjes së Mesme”, tha ai.

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992 dhe kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm saudit në vendin tonë.

Ndër vite Arabia Saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri.