Së bashku me sistemet e reja Surface, Microsoft prezantoi një harduer disi të pazakontë. Bëhet fjalë për një maus wireless i quajtur Microsoft Ocean Plastic Mouse.

Mburoja e tij përbëhet nga 20% plastikë oqean e ricikluar krijuar nga mbetet e rikuperuara prej oqeaneve. Paketimi i tij gjithashtu është i përbërë nga materiale plotësisht të riciklueshme.

Microsoft tha se blerësit mund të dërgojnë mausin e tyre për riciklimin e tij. Mausi ka tre butonë që përshtaten dhe vjen me Bluetooth 4.0 me një distancë prej 10 metrash.

Sipas kompanisë mausi funksionon për 12 muaj me radhë me një bateri të vetme AA. Del në shitje më 5 Tetor dhe kushton 25 dollarë.